E ëma e saj feston ditëlindjen, Fifi i dedikon fjalët më të bukura

  • 28 February 2020 - 11:03
E ëma e saj feston ditëlindjen, Fifi i dedikon fjalët më të bukura

Këngëtarja e njohur Fifi gjithmonë ka treguar se ka një lidhje shumë të veçantë me familjen e saj. Dita e sotme është një datë e shënuar për atë, sepse nëna e saj feston ditëlindjen. Dhe sigurisht urimi i parë ishte ai i Fifit. Këngëtarja ka publikuar një foto shumë të ëmbël me nënën e saj në Instagram dhe krahas fotos ajo i dedikoi fjalët më të ngrohta asaj.

“Gëzuar ditëlindjen o arsyeja e jetës tem

Edhe pse shpesh kena mosmarrëveshje, najher edhe bojme llafe, une prap t’du se je ajo qe m’dhe mundesin me frymu. Te dua Mam ”, shkruan këngëtarja.

Fifi shumë shpejt pritet të sjellë projekte të reja dhe dje na lajmëroi se do të vijë në një bashkëpunim me Young Zerkën i cili padyshim pritet të jetë një tjetër sukses.

(Kosova Sot Online)