Me këto fjalë e uron Shkurte Fejza, xhudisten Majlinda Kelmendin
Në parkun e qytetit në Pejë, sot është përuruar shtatorja e sportistes më të suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Sportistja më e mirë e zgjedhur mbrëmë nga KOK-u, Majlinda Kelmendi me rastin e përurimit të shtatores së saj u shpreh se shpreson që kjo statujë të ju shërbejë të rinjve që të arrijnë sukseset të cilat ajo i ka arritur në jetë.
Me këtë rast, Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, e ka uruar Majlinden me fjalët më të përzemërta: Urime Majlinda.Vlerësimi, mirënjohja dhe nderimi i vlerave kombëtare i takon popujve të emancipuar. Urime Peja, urime Kosova, ka shkruar këngëtarja.
(Kosova Sot Online)