Habit i dashuri i Genta Ismajlit: Jam zyrtarisht kosovar

  • 07 March 2020 - 08:23
Habit i dashuri i Genta Ismajlit: Jam zyrtarisht kosovar

Huseyin Usta publikoi foto pranë Gentës duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

Genta Ismajli muaj më parë e konfirmoi lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Dyshja publikojnë vazhdimisht imazhe të reja, në të cilat shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit

Madje, çifti kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram, ku shkëputin momente të lumtura që kalojnë bashkë.

Së fundi, partneri turk i Gentës publikoi një foto ku shihet prapa tyre emblema e UÇK-së dhe të dy bënin simbolin e shqiponjës.

Turku befasoi me mbishkrimin e fotos, ku shkruan “Tashmë jam zyrtarisht kosovar”. 

 

Image

(Kosova Sot Online)