Arbana Osmani mbyllet në shtëpi, ja çka po bën ajo

  • 12 March 2020 - 13:02
Arbana Osmani mbyllet në shtëpi, ja çka po bën ajo

Moderatoria e dashur Arbana Osmani, tha se do qëndrojë në shtëpi dhe se do shikojë filma të ndryshëm.

Madje, ajo dha edhe ide se çfarë filma mund t’i shohin njerëzit tjerë që qëndrojnë të izoluar.

Por, padyshim, që gjatë gjithë ditës ajo nuk rri vetëm në televizor duke shikuar.

Në Instagram, Arbana ka hedhur një fotografi ku shihet se po qëndron në shtëpi duke luajtur me djalin e saj dhe një vajzë të vogël.

“Jo edhe aq keq, po i kaloj këto ditë me njerëzit që i dua më së shumti” janë fjalët që ia la fotos.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Not bad at all, spending these days with the people I love most.ë #unëqëndrojnështëpi

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

(Kosova Sot Online)