Habit Robert Berisha: Nuk je shqiptar nëse frikësohesh nga Koronavirusi
Situata e epidemisë në Shqipëri ka përhapur panik tek qytetarët.
Numri i të prekurve ka arritur në 42, ndërsa është shënuar edhe viktima e parë nga Koronavirusi në Durrës.
Personazhet e njohur publikë i janë bashkuar nismës për të ndërgjegjësuar publikun dhe kanë ndarë në rrjete sociale video-mesazhet e tyre me këshilla për t’u mbrojtur nga epidemia.
Mirëpo, këngëtari Robert Berisha ka habitur me postimin e tij të fundit në InstaStory.
Ai ka publikuar fjalët e tij të cituara nga një fans:
“Nuk je shqiptar i vërtetë nëse frikësohesh nga Koronavirusi”.
(Kosova Sot Online)