Covid-19 i paska prishur planet Flori Mumajesit, ja pse

  • 20 April 2020 - 10:39
Covid-19 i paska prishur planet Flori Mumajesit, ja pse

Koronavirusi na erdhi pa pyetur dhe shumë prej nesh nuk e pritën aspak mirë.

Kjo, pasi në këtë periudhë kishim plane të tjera, të cilat do të duhet t’i shtyjmë.

Kjo gjë i ka ndodhur edhe Flori Mumajesit!

Ditën e djeshme i ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, këngëtari tregoi se COVID-19 i prishi planet e dasmës.

Arditi pyeti Florin, Brunon dhe Klajdin se kur do të martohen dhe secili dhe përgjigjen e tij.

Flori tha se kishte në plan që këtë vit të martohej, por situata i prishi planet.

“E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci”, tha ai duke qeshur.

Ndërkohë tha se dashuria më e madhe e tij është muzika.

Nga përgjigjet e artistëve u vu re se Klajdi është ai që do të martohet më shpejt, ndonëse nuk e pranoi.

Klajdi tha se është në ato ujëra, pra po mendon që të martohet, por pa zbuluar se me kush i ka vjedhur zemrën.

Ndërsa, Bruno tregoi se si fillim dëshiron të punojë për të bërë para pastaj të martohet.

(Kosova Sot Online)