Gruaja-miss e policit vrasës kërkon divorc: Më vjen keq...

  • 30 maj 2020 - 12:05
Gruaja-miss e policit vrasës kërkon divorc: Më vjen keq...

Gruaja e oficerit të policisë, i arrestuar për vrasjen e George Floyd në SHBA, ka depozituar kërkesën për divorc. Kështu bëri të ditur avokati i saj të premten.

Kellie Chauvin, ish-fituese e Miss Minnesota, po kërkon divorcin ndaj Derek Chauvin, ditën kur ai u akuzua për vrasjen e Floyd.

“Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd, simpatia e saj shkon për familjen e tij, për të dashurit dhe të gjithë ata që janë hidhëruar nga kjo tragjedi,” tha zyra avokatore.

Derek Chauvin u filmua teksa i vendoste këmbën në fyt amerikanit me ngjyrë, George Floyd.

Ai humbi jetën pak minuta më vonë. Ngjarja provokoi protesta të dhunshme. Një autopsi zyrtare zbuloi se Floyd nuk ka vdekur nga mbytja apo asfiksia.

Por familja e tij është kundër kësaj autopsie dhe ka kërkuar një ekzaminim të ri.

(Kosova Sot Online)