Ulrich ka zbuluar se Metallica është duke punuar në një album të ri

  • 21 June 2020 - 09:23
Ulrich ka zbuluar se Metallica është duke punuar në një album të ri

Lars Ulrich ka zbuluar se Metallica është duke punuar në një album të ri përmes Zoomit, gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Bateristi i Metallicas kishte deklaruar në prill se “ka shanse të mira” që bendi të incizojë këngë gjatë karantinës, raporton NME.

Ulrich ka deklaruar se Metallica është duke shkëmbyer disa ide së fundmi përmes platformës Zoom.

“Deri më tani aspekti i zërit dhe elementet praktike befasisht janë në një gjendje të mirë. Tani do të duhet të shohim se sa shumë mund të krijojmë pa qenë në të njëjtin vend. Tani jemi lidhur në aspektin e kreativitetit, që mendoj se është në rrugë të mirë. Po i dërgojmë ide njëri tjetrit përmes emailit dhe Zoomit dhe po provojmë të bëjmë muzikë në këtë situatë të pazakontë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)