Surpriza speciale e Marinës për ditëlindjen e Getoarit

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 10:08
Surpriza speciale e Marinës për ditëlindjen e Getoarit

Marina Vjollca ka surprizuar bashkëshortin e saj Getoar Selimi për ditëlindje mesnatën e kaluar!

Sot reperi i njohur feston 38-vjetorin dhe në mesin e suksesit të madh të këngës së re “Zhytem” nuk mund të mungonte festa e ditëlindjes!

Ka qenë Getoari ai i cili ka publikuar disa pamje nga festa që iu bë dje surprizë nga partnerja e tij Marina, e cila i kishte përgatitur edhe një tortë të veçantë.

Geti i mbështetur në një shishe shampanje me gotën në dorë, një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri me Majk.

Në tortë shkruhet titulli i këngës “Je t’aime” dhe urimi i ëmbël “edhe 100 dashuri”!

“Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime”, shkruan Getoari në postim.

Urimi special nuk ka munguar as nga Marina e cila shkruan në Instagram: “Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im i dashur, heroi im, mashkulli im i bukur. Doja të të uroja më të mirat, por ti tashmë më ke mua. S’ka nevojë”.

“Jam me fat”, ia kthen Getoari.

Më pas Geti ka publikuar edhe pamjet e një ambienti të arreduar me tullumbace dhe zemra të kuqe, që me sa kuptojmë është pjesë e surprizës që i organizoi Marina!

Reperi së fundi po shijon suksesin e këngës “Zhytem” (Je T’aime), në bashkëpunim me Majk, dhe sot që flasim ka arritur gati 2 milionë klikime në YouTube.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë thnx per kete torte te mrekullushme my love @marina_vjollca

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Je t’aime ë

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

(Kosova Sot Online)