Nicole Scherzinger, po shijon pushimet me të dashurin

  • 09 July 2020 - 17:23
 Nicole Scherzinger, po shijon pushimet me të dashurin

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e mirënjohur amerikane, rrëmbeu vëmendje me një palë bikine të bardha, ndërsa po i shijon pushimet romantike me të dashurin e saj, Thom Evans në Portugali. 

42-vjeçarja u fotografua duke u hedhur në krahët e partnerit të saj 35-vjeçar. Ata duken tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Javën e kaluar ajo festoi ditëlindjen dhe nuk mungoi një shkrim emocionues nga partneri i saj.

(Kosova Sot Online)