Rina Balaj ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika rep?

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 15:46
Rina Balaj ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika rep?

Të gjithë e kemi njohur si repere në fillimet e saj, e cila është përfshirë gjithashtu në diss-e e “sherre” me vajzat e tjera të muzikës rep.

Mirëpo, duket se kjo epokë ka përfunduar për Rina Balajn, e cila ka të tjera plane për veten e saj.

Nuk e kemi parë të repojë më në këngët e saj, duke kënduar në një ritëm më të lehtë ku duket se ka gjetur veten.

Madje, këtë e ka konfirmuar ajo vetë pasi ka publikuar një foto në InstaStory.

Dikush i është drejtuar faqes muzikore “Spotify Kosova” me pyetjen:

“A ka m’u kthy Rina në rep?”, ndërsa përgjigjja ishte:

“Në fakt, Rina po na sjell në vibe tjetër dhe po e ndjejmë më shumë se kurrë. Në fakt preferoj më shumë Rinën e tanishme.”

Kjo deklaratë i ka pëlqyer 21-vjeçares, e cila duket se ka hequr dorë nga repi dhe ka të tjera projekte në mendje.

Ndërkohë, Rina po shijon suksesin e këngës së fundit “Fallin’ In Love” në bashkëpunim me partnerin e saj, Sin Boy.

(Kosova Sot Online)