Vesa Luma viziton çdo vend krah Big Bastës: Lumturi është…

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 17:13
Vesa Luma viziton çdo vend krah Big Bastës: Lumturi është…

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka treguar me postimet e ndryshme në rrjetet sociale se shumicën e kohës së lirë e shfrytëzon duke e shijuar me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre Lian.

Së fundmi duket se çifti ka zgjedhur të vizitojë një tjetër vend aty ku banojnë, duke zbuluar dhe natyrën e tij.

“Lumturi është të shijosh çdo moment në planet”, ka shkruar Vesa krah videos ku ka etiketuar dhe partnerin e saj.

Këngëtarja ndan gjithmonë pamje të ndryshme nga vendet që viziton duke treguar se natyra në Australi është tepër e bukur. Vesa ka treguar se ndonëse e merr shumë malli për vendin e saj, i vjen mirë që Liani po rritet dhe edukohet atje pasi ka më shumë mundësi për të ardhmen e tij.

(Kosova Sot Online)