“Do të më mungosh gjatë gjithë jetës”! Miley Cyrus humb njeriun e shtrenjtë pak pas ndarjes

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 13:47
“Do të më mungosh gjatë gjithë jetës”! Miley Cyrus humb njeriun e shtrenjtë pak pas ndarjes

Miley Cyrus po vajton për humbjen e gjyshes së saj nga ana e nënës, Loretta Finley.

Artistja e dha lajmin e trishtë personalisht në mediat sociale ku publikoi disa kujtime prekëse me të ndjerën e saj “Mammie”.

“Edhe pse je larguar …. asgjë nuk do të ndryshojë. Ti do të jesh gjithmonë ikona ime e frymëzimit dhe e modës”, shkroi këngëtarja së bashku me një seri fotografish dhe videosh të gjyshes së saj.

“Ajo është personi më i egër që unë njoh, kjo është gjithçka që unë di, ajo është frymëzimi im dhe ikona e modës”, thotë Cyrus në video.

Cyrus gjithashtu publikoi një foto të saj duke pozuar me gjyshen dhe me Snoop Dogg, ku bëri edhe një shaka për marijuanën.

“Mammie po piqte kekë të vegjë me @snoopdogg ….. ajo nuk e dinte se ata ishin me marijuanë. Do të më marrë malli për ty dhe gatimin tënd të mirë”.

Vdekja e Finley-t vjen në një kohë tepër emocionale për artisten, e cila është ndarë nga bashkëshorti Liam Hemsworth në më pak se një vit pasi ata u martuan.

Marrëdhëniet e mëpasshme të yllit të pop-it me Kaitlynn Carter dhe këngëtarin Cody Simpson përfunduan gjithashtu sa hap e mbyll sytë.

Pas 10 muajsh romancë, këngëtarja Miley Cyrus i dha fund lidhjes së saj me partnerin, Cody Simpson.

Një burim konfirmoi për PEOPLE se çifti u nda disa javë më parë, ndërsa lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës së saj më të re “Midnight Sky”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

(Kosova Sot Online)