Bye bye flokë të gjatë! Dafina i rikthehet look-ut që i kishte munguar prej kaq kohësh!

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 15:56
Bye bye flokë të gjatë! Dafina i rikthehet look-ut që i kishte munguar prej kaq kohësh!

Të gjithë e dimë se këngëtares Dafina Zeqiri i pëlqen të luajë thuajse çdo ditë me pamjen e saj.

Ajo s’ka lënë ngjyrë e model flokësh pa provuar dhe na ka kënaqur sytë çdo herë!

Duhet ta pranojmë, s’ka gjë që nuk i shkon Dafinës ndaj ajo duket se e ka të vështirë të vendosë për një pamje “të përhershme”.

Këto kohë ishim mësuar ta shihnim me flokë të gjatë, por duket se “epoka” e tyre kaq ishte!

Dafinës kanë nisur t’i mungojnë flokët e shkurtër dhe në InstaStory ka ndarë një foto me look-un e saj të vjetër me flokët e prerë shkurt.

Duket se vendimi është marrë dhe nëse ende s’i ka prerë, jemi të bindur se shumë shpejt këngëtarja do të na befasojë shumë shpejt!

Momentalisht, Dafina po shijon suksesin e këngës së saj të re “Zili zili” që megjithëse s’ka treguar se kujt i dedikohet, të gjithë mendojnë se i drejtohet Taynës.

Kjo edhe për shkak të thumbave të vajzave në rrjete sociale pas prishjes së bujshme të shoqërisë së tyre.

(Kosova Sot Online)