Afrona Dika: Mburrem që jam shqiptare...

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 13:59
Afrona Dika: Mburrem që jam shqiptare...

Modelja Afrona Dika, bashkëshortja e këngëtarit Blero, është majft aktive në rrjetet sociale.

Ajo, së fundmi, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me një foto, të cilën e postoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e veshur me një kostum tradicional të Shqipërisë.

“Jam lindur dhe rritur në Zvicër , por traditat shqiptare i kam në zemër dhe mburrem që jam shqiptare”, shkroi Afrona krah fotos.

Aktualisht, modelja po e ndan kohën mes Shqipërisë dhe Zvicrës, vendit ku punon.

Pavarësisht distancës, ajo dhe Blero gëzojnë marrëdhënie shumë të ngrohtë dhe këtë e kanë treguar me postimet e ndryshme dhe dedikimet që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

(Kosova Sot Online)