
Lexoni edhe:
Ganimete Jashanica më në formë se kurrë festojë ditëlindjen
Këngëtari dhe kompozitori amerikan, Bob Dylan i ka shitur kompanisë Universal Music Group, të gjitha të drejtat e krijimtarisë së tij muzikore.
Kjo marrëveshje përbën një nga blerjet më të mëdha në historinë e kompanisë Universal dhe nënkupton se kompanisë do t’i shkojnë të gjitha të hyrat nga këngët.
Ganimete Jashanica më në formë se kurrë festojë ditëlindjenLexoni edhe:
Aty përfshihen të hyrat që fiton Dylan si tekstshkrues dhe të drejtat mbi të gjitha këngët që ka krijuar deri tani.
Dylan, 79-vjeçar, është i njohur në gjithë botën për këngët The Times They Are A-Changin’, dhe Like a Rolling Stone.
Kompania Universal do të blejë rreth 600 këngë të tij, nga karriera prej gjashtë dekadave.
Kushtet e kontratës nuk janë bërë publike, mirëpo besohet se është në vlerë të qindra miliona dollarëve.
(Kosova Sot Online)