Brikena iu përgjigjet banorëve: Unë dhe Mateo do ju nxjerrim jashtë së bashku

  • A.P /
  • 18 March 2026 - 08:21
Brikena iu përgjigjet banorëve: Unë dhe Mateo do ju nxjerrim jashtë së bashku

Brikena është pyetur nga banorët e tjerë gjatë një konferencë brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5: “Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë Brikena shtoi se Mateo bashkë me të do t’i nxjerrë një nga një të gjithë banorët.

 

“Unë e kam thënë gjithmonë që raporti im me Mateon nuk ka të bëjë me lojën këtu brenda. Unë mendoj që Mateo si me mua, si pa mua, ai lojën e vet e ka shumë të fortë. Është person që i thotë gjërat në fytyrë.

Është person i cili ka argumente, edhe është person shumë i sinqertë. Kështu që unë besoj se pa marrë parasysh nëse jam apo nuk jam këtu brenda, Mateo mundet me iu nxjerrë jashtë një nga një të gjithëve. Ama mendoj se kemi me ju nxjerrë jashtë bashkë një nga një të gjithë”, tha Brikena.

(Kosova Sot Online)