Nora Istrefi udhëton me aeroplan privat nën shoqërinë e këtyre personave

  • G.G /
  • 19 January 2021 - 10:27
Nora Istrefi udhëton me aeroplan privat nën shoqërinë e këtyre personave

Nora Istrefi ka ndarë disa pamje nga dita e sotme.

Këngëtarja e dashur për publikun ka bërë të ditur se është nisur me pushime për diku.

Ajo sot përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se po udhëton drejt një destinacioni së bashku me vajzën dhe motrën, Era Istrefi.

Këngëtarja dukej mjaft e relaksuar me një paraqitje të thjeshtë teksa po xhironte vajzën dhe motrën e saj, teksa nuk bëri të ditur vendin të cilin do ta vizitoj.

Nora së fundmi ka sjell disa nga këngët e saja në verzionin akustik të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)