Me bikini përpara pasqyrës! Bella Hadid pozon krejtësisht pa grim

  • G.G /
  • 09 February 2021 - 11:47
Me bikini përpara pasqyrës! Bella Hadid pozon krejtësisht pa grim

Diku e qeshur e diku më flirtuese, fotografitë e fundit të modeles Bella Hadid ia dolën sërish të tërhiqnin vëmendjen mediatike. Mediat sociale shpërndanë me shpejtësi postimin e 24-vjeçares, ku shfaqet me një palë bikini të errëta, që i njerrin në pah format trupore.

Çka nxiti interes ishte fakti se e reja pozon e pagrimuar, teksa në njërën prej fotografive dhuron një puthje.

“Trupi i ëndrrave”, shkroi dikush.

“Qukat e tua janë kaq të bukura”, komentoi një tjetër.

Së fundmi, Bella pozoi topless, me vetëm një palë të brendshme, ndërkohë që pjesën e sipërme e mbuloi me duar. Edhe “look-u” i saj dukej tepër i veçantë, si i dalë nga ndonjë film fantastiko-shkencor. Modelja ka treguar se e ka shijuar në maksimum këtë projekt dhe ka marrë mijëra komente pozitive nga fansa të saj. Imazhet ishin pjesë e revistës “V Magazine” për kopertinën e pranverës.

Kujtojmë se kohët e fundit Bella Hadid nuk ka qenë aktive në rrjete sociale, madje për 16 ditë me radhë u zhduk. Para pak ditësh ajo u rikthye sërish dhe bëri një rrëfim shumë të sinqertë. Bella duket se ka patur një betejë me shëndetin mendor dhe e ka fituar atë, e tashmë është më e fortë dhe me energji të plota. Ylli me famë botërore ka postuar disa foto të librave që ka lexuar këto kohë, të miqve të ngushtë, me kuajt në fermën e saj në Pensilvani, të disa objekteve të fatit dhe engjëjve. Ajo u bën thirrje të gjithë ndjekësve t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor teksa shkruan se do na tregojë më shumë në të ardhmen.

Qëndrova larg disa kohë për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kohën do ta shpreh. Kujtimet me të cilat u ktheva janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë me veten dhe shpirtin tim, një ndjenjë dashurie për veten që më ka munguar gjithmonë, disa miq të shkëlqyeshëm dhe këto libra ku gjeta veten. Gjeta përsëri veten, forcën dhe dritën time. Unë jam këtu për të qenë një instrument i paqes dhe dashurisë, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë… Faleminderit engjëjve të mi që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më duan.Ju më shpëtuat. Gjeni kohë për të marrë ndihmë për shëndetin tuaj mendor. Ia vlen që të arrini potencialin tuaj të plotë”.

(Kosova Sot Online)