O ka bohet nxehtë (Foto)
Përderisa moti ishte me lagështi dhe i ftohtë, Karlie Kloss ishte përkujdesur që t’i ngritë pak temperaturat në tepihun e kuq të ngjarjes “British Fashion Awards”. Bukuroshja arriti në ngjarjen ikonike të Londrës në “Coliseum”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kloss, 23 vjeçare, ka mahnitur të pranishmit në fustanin metalik. Duke u përcaktuar për një dukje të nxehtë dhe shumë të rrezikshme, Karlie ka ekspozuar figurën e saj të mahnitshme si dhe asetet e veta, në fustanin që pjesërisht ishte i tejdukshëm.
Rezistente ndaj të ftohtit dhe lagështisë, ish- bukuroshja e “Victoria's Secret” – e cila hoqi dorë nga kompania më herët gjatë këtij vitit – po qëndronte fort përballë turmës që ishin grumbulluar për ta përshëndetur. Bukuroshja flokët i kishte ndarë në mes, fustani ishte pa mëngë ndërsa kishte theksuar buzët e saj.
(Kosova Sot)