Me këtë foto të 'lashtë' Enca uron Dafinën

  • E.K /
  • 14 April 2021 - 18:00
Me këtë foto të 'lashtë' Enca uron Dafinën

Këngëtarja sot mbush 32 vite.

Dhe, Dafina Zeqiri mori urime nga miqtë dhe kolegët e shumtë.

Edhe shoqja e saj dhe kolegia në të njëjtën kohë e ka uruar me një imazh shkrepur vite më parë.

Enca ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi nga arkiva me Dafinën duke i uruar ditëlindjen.

“Happy birthday my love. Me këtë foto të epokës së gurit we need new pics”, ka shkruar Enca në fotografi.

Ndryshe, Dafina Zeqiri mori edhe një urim special nga i dashuri i saj Dj Geek.

(Kosova Sot Online)