Çudira nga VIP-at: Naomi Campbell pranoi se pëlqen ‘zhurmën’ e karkalecave

  • E.K /
  • 14 April 2021 - 16:10
Çudira nga VIP-at: Naomi Campbell pranoi se pëlqen ‘zhurmën’ e karkalecave

Modelja Naomi Campbell  tregoi së fundmi në kopertinën e ‘Architectural Digest’ se ku i ka jetuar 20 vite nga jeta e saj.

Naomi zbuloi rezidencën e saj luksoze në Malindi në Kenya, në të cilën ka kaluar shumicën e kohës. 50-vjeçarja ka treguar se ai është vendi i preferuar në të vilin ka gjetur gjithmonë qetësinë pasi përfundonte ounën e lodhshme në pasarelat e modës.

Naomi ka treguar se e ka vizituar Malindin për herë të parë në vitin 1990 dhe ka thënë se aty nuk ke dëshirë të jesh në telefon apo të gjesh televizor.

“Është bukur të dëgjosh heshtjen dhe zhurmën e karkalecave”- ka thënë modelja, fjali e cila ka bërë xhiron e rrjetit.

Ndërkohë që të tjerëve mund t’i duket e bezdisshme dhe madje ‘e frikshme’, Naomi duket se qetësohet me zhurmën e karkalecave.

Campbell është padyshim një nga femrat më të bukura dhe pavarësisht se vitet kalojnë ajo është po e njëjta. E njohur si “Pantera e Zezë” për shkak të kilometrave që ka bërë në pasarelë, Naomi i ka lënë të gjithë pa fjalë me disa foto të realizuara së fundmi.

Modelja ka pozuar për revistën “i-D”, në të cilën është shfaqur vetëm me një palë të mbathura të zeza dhe topless në pjesën e sipërme. Supermodelja i ka mahnitur të gjithë me linjat e saj trupore, që do ja kishte zili edhe një vajzë 20-vjeçare.

“U ndjeva krenare, e përulur dhe e lumtur që u bëra pjesë e një seti fotografik me të rinj kreartiv që janë të gjithë të së njëjtës ngjyre lëkure me mua dhe që unë kam mundësinë të punoj me ta pas kaq shumë kohësh që jam pjesë e industrisë së modës”, ka thënë modelja e famshme.

“Kur t’i shihni këto imazhe, shpresoj të shihni se Kenia është e bukur, se Afrika është e bukur. Mendoj se njerëzit tani duhet të hapin mendjen e tyre dhe të fillojnë ta kuptojnë se bukuria e vërtetë është në Afrikë. Ka shumë thesare, shumë sekrete të fshehura. Kam ardhur këtu që në vitin 1994 dhe ende vazhdoj të zbulojë gjëra”, është shprehur Naomi.

(Kosova Sot Online)