Noizy paralajmëron 18 këngë të reja (Foto)
Reperi nga Shqipëria Noizy po punon shumë në muzikë, për projekte të reja.
Ai i ka gati 18 këngë të reja, ku në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar listën me këto këngë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nga fotoja shihet se shumë prej këngëve do të jenë bashkëpunime.
Noizy kësaj fotoje i ka lënë vetëm përshkrimin “II”, duke mos dhënë më shumë detaje, se a do ta publikojë si album apo përmbledhje.
(Kosova Sot)