Me kë shkoi në 'Qytetin e dashurisë' Adelina Emini? (Foto)
Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Emini po shijon disa ditë pushimi në një nga qytetet më të bukura të Italisë, Venedik.
E për të shkuar atje, ajo ka marrë me vete edhe dy motrat e saj, me të cilat duket se po kalon kohën më të mirë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në fotografitë e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Emini shihet e buzëqeshur, teksa shijon shëtitje në ujërat e ‘qytetit të dashurisë’.
(Kosova Sot)