Jennifer Lopez: Unë e dua të gjithë dashurinë që po më vjen tani

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 17:31
Jennifer Lopez: Unë e dua të gjithë dashurinë që po më vjen tani

Këngëtarja Jennifer Lopez ka folur për këngën e saj të fundit "Cambia El Paso" në bashkëpunim me Rauw Alejandro dhe zbuloi se po kalon kohën më të mirë të jetës së saj.

Lopez u nda nga Alex Rodriguez dhe tani është në lidhje me ish-të fejuarin Ben Affleck.

"Unë dua që njerëzit e mi që kujdesen për mua, sepse kujdesem shumë për ta, të dinë se unë kam arritur me të vërtetë në një vend në jetën time ku unë jam e shkëlqyer vetë. Dhe unë mendoj se sapo të arrish në atë vend, atëherë të ndodhin gjëra të mahnitshme që nuk i imagjinon kurrë që në jetën tënde të ndodhin përsëri. Dhe kështu që këtu jam," tha diva latine për Apple Music's Zane Lowe.

Lopez ishte në Republikën Dominikane duke filmuar komedinë e saj të ardhshme romantike "Wedding Shotgun" kur ajo e kuptoi se më në fund "arriti në një pikë në jetën e saj ku ajo ndihej mirë."

"Unë e dua të gjithë dashurinë që po më vjen tani dhe është koha më e mirë e jetës sime. Unë jam mirë. E dua jetën time tani. E dua atë që po bëj. Dhe ai lloj gëzimi dhe dashuri e mirë gjithmonë më frymëzon", tha ajo.

(Kosova Sot Online)