
Lexoni edhe:
Lëshohet urdhër-arrest për aktoren e njohur turke
Një serial i ri dokumentar me tre pjesë i titulluar “Michael Jackson: Verdict” pritet të publikohet më 3 qershor në platformën Netflix, duke rikthyer në vëmendje gjyqin e vitit 2005 ndaj Michael Jackson, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lëshohet urdhër-arrest për aktoren e njohur turke
Lexoni edhe:
Seriali trajton akuzat e ngritura në vitin 2003 ndaj “Mbretit të Pop-it”, procesin gjyqësor dhe vëmendjen e madhe mediatike që e shoqëroi çështjen në atë kohë. Jackson në fund u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Dokumentari përfshin dëshmi nga juristë, dëshmitarë, prokurorë dhe anëtarë të ekipit mbrojtës, duke sjellë këndvështrime të ndryshme mbi procesin gjyqësor.
Autorët e projektit thonë se qëllimi është të ofrohet një pasqyrë e plotë historike e një prej rasteve më të bujshme në industrinë e muzikës dhe drejtësisë amerikane.

(Kosova Sot Online)