Rita Ora të premten befason fansat

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 23:42
Rita Ora të premten befason fansat

Rita Ora ka publikuar ditë më parë këngën e saj më të re, që është bashkëpunim i saj me DJ-në e njohur britanik, Sigala.

Ndërkohë, të mërkurën, Rita ka bërë të ditur se këtë të premte do të publikohet edhe videoklipi i kësaj kënge.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka publikuar javë më parë fotografi nga xhirimet e klipit. Ashtu si ritmet verore të këngës, edhe pamjet në videoklip do të jenë tërësisht verore.

Kënga e fundit e artistes 30-vjeçare me videoklip ishte “Big” në bashkëpunim me Guna, si pjesë e mini-albumit “Bang” i cili përmban vetëm katër këngë. 

(Kosova Sot Online)