Mateo befasohet nga nëna e tij: Me Brikenën dukeni shumë bukur bashkë

  • A.P /
  • 25 February 2026 - 08:52
Mateo befasohet nga nëna e tij: Me Brikenën dukeni shumë bukur bashkë

Në shtëpinë e Big Brother, Mateo u surprizua nga mamaja e tij. Ajo u shpreh se ndihet shume krenare per lojen e djalit te saj e madje i uroi dhe fitoren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë takimit mamaja e banorit foli edhe për raportin e Mateos me Brikenën dhe shprehu se të dy duken shumë bukur bashkë.

 

“Duken shumë bukur bashkë, është e para që na ka prezantuar botërisht”, u shpreh mamaja e Mateos.

Gjatë surprizës Ledioni pyeti nënën e banorit nese donte te takonte Brikenen. Ajo u shpreh e gatshme ta takonte e madje edhe banorja e priti me shumë gëzim këtë takim. Kur Brikena u takua me mamanë e Mateos, kjo e fundit i shpreh së është shumë e kënaqur kur i sheh bashkë dhe se të dy duhet të bëjnë atë që iu thotë zemra.

“Na keni kënaqur kur ju shohim bashkë, jeni të rritur çdo gjë që bëni e bëni për veten, veproni me zemër marrëdhënies tuaj ja vendosni vetë ju emrin kështu që mos u shqetësoni për asgjë”, tha mamaja e banorit.

Në fund të takimit, ishte Brikena ajo e cila i dhuroi një pako me ëmbëlsira, duke e ëmbëlsuar më shumë raportin dhe situatën mes tyre.

(Kosova Sot Online)