Morena tregon se ishte duke punuar drejt një kënge me reperin Mad Clip

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 21:02
Morena tregon se ishte duke punuar drejt një kënge me reperin Mad Clip

Këngëtarja shqiptare ka lajmëruar se ajo kishte një këngë të përgatitur me reperin grek.

Reperi i njohur greko-amerikan Mad Clip, emri i vërtetë Peter Anastasopoulos, u shpall i vdekur të enjten pas një aksidenti trafiku.

Policia thotë se reperi humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta largonin atë.

Morena ndau një fotografi në instastory të reperit, duke dhënë lajmin se ata tashmë ishin duke realizuar së bashku një projekt muzikor.

Morena u shpreh se nuk mund ta besojë vdekjen e tij duke e quajtur atë vëlla. “nuk mund ta besoj këtë! Vëlla Mad Clip. Prehu në paqe. Na mbeti kënga”, shkroi Morena e pikëlluar.

Image


(Kosova Sot Online)