Shtëpia e saj ‘pushtohet’ nga lulet, Luana Vjollca zbulon dhuratat e 30-vjetorit

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 12:18
Shtëpia e saj ‘pushtohet’ nga lulet, Luana Vjollca zbulon dhuratat e 30-vjetorit

Një ditë më parë, moderatorja  Luana Vjollca, festoi 30-vjetorin e lindjes. Për ditën e saj të veçantë, ajo kishte organizuar një festë të madhe me shumë të ftuar të njohur.

Sigurisht që nuk munguan as urimet e shumta nga familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat e saj të zjarrtë.

Gjithashtu edhe dhuratat për Luanën ishin të shumta dhe të veçanta, duke ia bërë këtë 30-vjetor edhe më të bukur.

Vjollca ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa foto ku tregon të gjitha dhuratat që mori në ditën e saj të bukur. Në sy bien buqetat e shumta me lule shumëngjyrëshe.

“Lule’s birthday! Nuk kam fjalë mjaftueshëm për t’ju falënderuar secilin nga ju për dashurinë që më keni dhuruar sot. Ju paça përherë! #30”, shkruan Luana në fotot e bukura që menjëherë morën mijëra pëlqime dhe urime.

(Kosova Sot Online)