Policia jep detaje për arrestimin e Feros

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 09:28
Policia jep detaje për arrestimin e Feros

Gjatë ditës së djeshme, reperi Feronit Shabani i njohur me nofkën ‘Fero’ së bashku me truprojën e tij kanë sulmuar menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi ka raportuar se në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, ndërsa njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar revolen viktimës tjetër i cili ishte jashtë studios.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 29.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se,  në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i  kishte drejtuar revolen  viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu ditën e djeshme pas arrestimit të reperit Fero, reagoi edhe menaxheri i njohur, Jetmir Agaj i cili tregoi se lajmet që kanë qarkulluar në media se ai është sulmuar nga Fero dhe truproja e tij janë të vërteta.

(Kosova Sot Online)