
Lexoni edhe:
Miranda Hashani: Ku na mbeti njerzillëku, edukata e respekti
Pjesë e listës së këngëtarëve të rinj më të pasur në Britani, janë tashmë edhe 2 këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa. Teksa ai që mban kurorën si ylli më i pasur britanik nën të tridhjetat është këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran.
Ky i fundit e mban këtë vend për të tretin vit radhazi. Sipas “The Sun”, ai ka fitime marramendëse prej 236.5 milionë Paund.
Miranda Hashani: Ku na mbeti njerzillëku, edukata e respektiLexoni edhe:
I dyti renditet 27-vjeçari Harry Styles, duke grumbulluar 80 milionë Paund. Ndërsa 30-vjeçari Jesy Nelson e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi nga Little Mix këtë vit, duke fituar 13.5 milionë Paund. Little Mix renditet në vendin e tretë me 66.7 milionë Paund, ndërsa Niall Horan, ishte i katërti me 57.5 milionë Paund.
Ndërkohë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa renditet e teta në listë, me 43.5 milionë Paund. Nga ana tjetër, ylli shqiptar Rita është në vendin e 13 me 26.5 milionë Paund.
(Kosova Sot Online)