Miranda Hashani: Ku na mbeti njerzillëku, edukata e respekti

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 20:58
Miranda Hashani: Ku na mbeti njerzillëku, edukata e respekti

Ylli i muzikës Miranda Hashani, e cila me këngët e saja ka lënë gjurmë në muzikën shqipe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një shkrimi në Facebook, ka xhelozinë e cila sot i ka kapluar njerëzit, e në veçanti estradën shqiptare.

"Isha e morra pjesë në nji projekt muzikorë festiv. 
Sa shumë buzëqeshim para kamerave, e si ti zbresim shkallët na e vjedhin ato buzëqeshjen si duket", ka shkruar këngëtarja ndër të tjera...

Ku na mbeti njerzillëku, edukata, respekti, ku janë morre zemrat e bardha. Sa bukur ishte dikur mes nesh, dashuri pa djallëzi...O Zot në çka jemi shëndrru. Disa harrojnë që çka do që arrish të bëhesh në jetë duhet të mbetesh njeri, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Sot u ktheva nga Prishtina .

U kënaqa shumë me qytetin, me miqt e mi, më kishte marrë malli.

Isha e morra pjesë në nji projekt muzikorë festiv.

Sa shumë buzëqeshim para kamerave, e si ti zbresim shkallët na e vjedhin ato buzëqeshjen si duket!

Zbresim dhe nuk njohim më.

Ulur në një karige, që thonë pleqt: "Kqyrsha seri".

Njerëzit. Dua të shkruaj shumë çka por nuk di si e ku të filloj !

Ku na mbeti njerzillëku, edukata, respekti, ku janë morre zemrat e bardha .

Sa bukur ishte dikur mes nesh, dashuri pa djallëzi...

O Zot në çka jemi shëndrru .

Disa harrojnë që çka do që arrish të bëhesh në jetë duhet të mbetesh njeri.

Fillova të ndjejë dhimbje në shpirt...

Oh po e lej me kaq . S'po vazhdoj!

Më mirë po ja bashkagjes këtij postimi këtë poezi.

Mario de Andrade (1893-1945)

[poet brazilian]

Shpirtit tim po i ngutet

I numërova vitet e mia dhe zbulova se më kanë mbetur më pak vite për të jetuar nga ato që kam jetuar deri më sot.

Ndihem si fëmijë që ia kanë dhuruar një kuti me ëmbëlsira, të parat i hëngri me kënaqësi, por kur e pa se i kanë mbetur vetëm pak, nisi t’i hajë me kujdes dhe t’i shijojë tamam.

Nuk kam më kohë për konferenca të pafundme, ku diskutohet për statute, rregulla, procedura dhe dispozita të brendshme, duke e ditur se asgjë s’do të arrihet.

Nuk kam më kohë të duroj njerëz absurdë, të cilët përkundër moshës nuk janë rritur ende.

Nuk kam më kohë të luftoj kundër të paarriturve. Nuk dua të marr pjesë në tubime ku marshojnë ego të fryra.

S’duroj dot manipuluesit dhe oportunistët.

Më nevrikosin xhelozët që përpiqen të diskreditojnë të aftit me qëllim që të përvetësojnë vendet, talentet dhe sukseset e tyre.

Tepër e shkurtër është jeta ime për të diskutuar për tituj gazetash. E dua përmbajtjen, sepse shpirtit tim po i ngutet. Nuk kanë mbetur shumë ëmbëlsira në kuti.

Dua ta kaloj jetën me njerëz që i stolis çiltërsia njerëzore. Me njerëz që mund të tallen me gabimet e tyre, me njerëz të cilëve nuk u rritet mendja me sukseset e tyre. Me njerëz që e dinë ku e kanë vendin dhe nuk i ikin obligimeve të tyre. Me ata që mbrojnë dinjitetin njerëzor dhe vetëm duan të jenë në anën e së vërtetës, drejtësisë dhe integritetit. Kjo është ajo që jetën e bën të vlefshme për ta jetuar.

Dua të jem i rrethuar me njerëz që dinë të prekin zemrën e të tjerëve. Me njerëz që pas goditjeve të rënda që kanë marrë nga jeta janë mësuar të rriten dhe ruajnë ledhatimet e shpirtit.

Po, jam për ngut. Po ngutem të jetoj me atë intensitet që mund të ma falë pjekuria.

Nuk dua të harxhoj kot asnjë ëmbëlsirë që më ka mbetur në kuti. Jam i sigurt se janë më të ëmbla se ato që kam shijuar.

Qëllimi im është të arrij te caku i fundit në paqe me vetveten, me më të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.

I kemi dy jetë dhe e dyta fillon kur e kupton se e ke vetëm një.

(Kosova Sot Online)