Lajm i trishtë: Ndërron jetë babai i Dr. Florit

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 09:57
Lajm i trishtë: Ndërron jetë babai i Dr. Florit

Babai i Dr. Florit dhe Alban Kondit, Muhamet Kondi, ka ndërruar jetë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Muhamet Kondit e dha Albani përmes rrjeteve sociale.

Për humbjen e tij kanë shkruar miq e familjar por një postim i ndjeshëm nga Turjan Hyska ka prekur të gjithë.

“Xhaxhi Met atje te pret Florani qe e doje e te ngjante aq shume! Per te gjithe ne do mbetesh doktori i madh ne familjen Kondi!

Nje burre fisnik, i mencur, pozitiv, me librat e tu te pafundem, muziken klasike dhe vreshtat fiks si te kishe ardhur nga nje tjeter epoke!

Lamtumire shahisti qe nuk e mposhta asnje here!

P.s Sa here me pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjeten talentin dhe miresine, u them: Mjafton te njihni baben e vet”, shkruan ai.

I ndjeri ishte mjek kardiolog dhe në disa raste të rralla, e kemi parë në media teksa flet e jep mesazhe sensibilizimi pas vdekjes së të birit, Dr. Flori.

(Kosova Sot Online)