Anxhela Peristeri ka vetëm një pyetje pas fitores së Ronela Hajatit

  • A.P /
  • 31 December 2021 - 15:20
Anxhela Peristeri ka vetëm një pyetje pas fitores së Ronela Hajatit

Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2021”, të mbajtur në Rotterdam.

Ajo këndoi këngën “Karma”, e cila arriti të kualifikohej në finale, duke u renditur kështu në vendin e 21-të.

Ndërkohë, këtë edicion të “Festivalit të Këngës”, si ish-fituese, këngëtarja i ka dhënë çmimin e parë Ronela Hajatit, për të na përfaqësuar në Torino në 2022 me këngën “Sekreti”.

Sic ndodh rëndom, shpallja e fituesit u shoqërua me polemika të shumta, por Anxhela Peristëri pati diçka për të thënë për fitoren e këngëtares.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan:

“U ndjeva shume e lumtur dje qe i dorezova kupen e Cmimit te Pare kesaj artisteje me shpirt te bukur! Jam e bindur qe rrugetimi i saj ne Eurovision do te jete magjik! Ishte nje cmim me se i merituar dhe kam nje pyetje per te gjithe ata kengetaret qe sot kane dale me shpate ne dore dhe shajne festivalin dhe jurine:-Kur fitoni ju nuk ka korrupsion neper festivale?( se me sa pashe jane te gjithe kengetare cmimesh por kta i kane marre me merite sigurisht”.

(Kosova Sot Online)