Britney nuk i kursen pozat nudo për miliona ndjekës

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 14:35
Britney nuk i kursen pozat nudo për miliona ndjekës

Pas vitesh të tëra në kujdestarinë e babait të saj, periudhës së gjatë të tmerrit dhe mungesës së lirisë, duket se ky është momenti i Britney Spears.

Më shumë se kurrë, këngëtarja po shijon lirinë e saj dhe madje ka vendosur të “rebelohet” në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo ka pozuar nudo dhe fotot nuk i ka kursyer aspak për miliona ndjekësit e saj në Instagram.

Image

 

Britney ka treguar edhe njëherë se ndihet mirë me trupin e saj, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.

Spears dha një lajm të mirë për fansat e saj, pasi lajmëroi për muzikë të re në një video të postuar më shumë se një muaj pas përfundimit të kujdestarisë së saj shumë të diskutuar.

Ylli i pop-it, e cila nuk ka publikuar një album që nga viti 2016, tregoi gamën e saj mbresëlënëse vokale në video, teksa shfaqi barkun e saj të tonifikuar në palestër me një bluzë ngjyrë vjollce seksi.

“Sapo e kuptova këtë dje … pas asaj që familja ime u përpoq të më bënte me mua tre vjet më parë… Më duhej të isha motivuesja e vetvetes. Zoti e di që ata nuk ishin… kështu që unë thjesht lexova vetë. Kjo është ajo që gjeta: Ikona pop me shumë platinum, fituese e çmimit “Grammy”, Britney Spears është një nga artistet më të suksesshme dhe më të famshme në historinë e pop-it me afro 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën”, është shprehur Britney.

(Kosova Sot Online)