Ndërron jetë ish-Miss SHBA, Cheslie Kryst, dyshohet për vetëvrasje

  • G.G /
  • 31 January 2022 - 10:42
Ndërron jetë ish-Miss SHBA, Cheslie Kryst, dyshohet për vetëvrasje

Ish-Missi i SHBA-së, Cheslie Kryst vdiq të dielën në mëngjes (30 janar), në moshën 30-vjeçare.

Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, ndërroi jetë pasi u hodh nga një ndërtesë 60-katëshe në New York rreth orës 7:15 të mëngjesit sipas orës lokale, tha Departamenti i Policisë së qytetit.

“Të shkatërruar dhe pikëllim të madh, ne ndajmë lajmin për vdekjen e Cheslie-t tonë të dashur. Drita e saj e madhe ishte ajo që frymëzoi të tjerët në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo kujdesej, donte, qeshte dhe shkëlqeu”, tha familja e saj në një deklaratë, shkruan People.

Kryst ishte një avokate që kërkoi të ndihmonte në reformimin e sistemit të drejtësisë në Amerikë. Ajo mori tre diploma nga dy universitete.

Me origjinë nga Karolina e Veriut, Kryst ushtroi një proces gjyqësor civil për një firmë ligjore dhe punoi për të ndihmuar të burgosurit që mund të ishin dënuar padrejtësisht të merrnin dënime të reduktuara.

Kryst gjithashtu punoi si korrespondente për faqen e lajmeve argëtuese ExtraTV.

(Kosova Sot Online)