
Ndërron jetë aktorja e njohur

Aktorja tajlandeze Nida Parcharaeraphong ka rënë tragjikisht nga një varkë me të cilën po shëtiste me miqtë e saj.
Si pasojë e rënies, aktorja e njohur humbi jetën në moshën 37 vjeçare.
Nida ishte duke shkuar me varkë në një restorant në lumin Chao Phraya në Bangkok.
Ajo raportohej se ishte parë e ulur në pjesën e pasme të barkës, por rrethanat e rënies tragjike mbetën ende të paqarta.
Pasi varka ku ajo ndodhej u kthye përmbys, miqtë e saj vendosën të thërrisnin autoritetet, të cilët dërguan një grup prej 30 zhytësish në zonë.
Vëllai i aktores, Dais Dejjab iu bashkua ekipit të shpëtimit dhe pikasi diçka në ujë, që më vonë u identifikua si trupi i Nidës.
(Kosova Sot Online)