Dafina i këndon 'Dashnisë'

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 16:17
Dafina i këndon 'Dashnisë'

'Pa ty’ quhet projekti i tyre i parë bashkë, që pati shumë sukses.

E, të nxitur nga kjo arritje, Dafina Zeqiri dhe Muma po vijnë edhe me një këngë të re.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Dafina, përmes një postimi në Instagram.

Bëhet fjalë për këngën që do quhet ‘Dashni’ e që në tregun muzikor lansohet me datë 7 mars.

Se çka do sjellin ata, jemi duke pritur sy e vesh.

Image

(Kosova Sot Online)