Gaga paralajmëron koncert

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 17:51
Gaga paralajmëron koncert

Adhuruesit e Lady Gagas le të bëhen gati për të vallëzuar. Të hënën më 7 mars, ylli i muzikës pop e bëri të ditur zyrtarisht se do të realizojë turne muzikor, i cili do të jetë vazhdim i turneut të shtyrë “Lady Gaga Presents: The Chromatica Ball”.

Tani, këngëtarja e shpërblyer me 12 çmime “Grammy”, do t’i mbajë edhe 14 koncerte të reja nëpër stadiume anembanë globit.

I caktuar fillimisht të mbahej në verën e vitit 2020, pas lansimit të albumit të Gagas “Chromatica”, turneu u detyrua të shtyhet për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ai pësoi ndryshim datash edhe një herë tjetër me ç’rast atëkohë, Gaga e lëshoi një komunikatë për media ku thuhej: “Derisa disa pjesë të botës po nguten t’i kthehen normalitetit, disa shtete tjera nuk janë ende gati prandaj edhe ne nuk ndihemi të gatshëm të kthehemi në skenë edhe për ca kohë”.

Por, më në fund ka ardhur koha që të mbahen koncertet e mbetura të turneut “Chromatica Ball” nëpër vende të ndryshe të botës, duke ua hapur dyert fansave të shumtë dhe të përkushtuar të Lady Gagas.

Koncerti i parë do të mbahet më 17 korrik në Düsseldorf ndërsa performancat përmbyllen më 10 shtator të këtij viti, me koncertin e fundit në Los Angeles. Kështu, albumi i pozicionuar në vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”, do të ketë mundësi të promovohet në mënyrën e duhur dhe të merituar, pas pritjes dy vjeçare për t’u interpretuar në turne.

(Kosova Sot Online)