Adelina Thaçi paralajmëron këngë për babanë e ndjerë

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 15:03
Adelina Thaçi paralajmëron këngë për babanë e ndjerë

Lidhshmëria që ka pasur me babain e saj, ka qenë e jashtëzakonshme.

Që nga momenti kur humoristi Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë, e bija e tij Adelina vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjete sociale duke e përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij.

Këngëtarja  paralajmëroi një këngë kushtuar babait të saj.

“E kam në mendje një këngë dedikuar për babin. Këtë projekt e kam shumë prioritet. Puna është shumë fillestare, jam duke shikuar për tekstin që është shumë me rëndësi për mu, sepse është dedikim shumë i rëndësishëm dhe personal për mua, dhe në momentin kur e gjej tekstin që mua ka me mu përshtat, e di që është i denjë për këngën , kënga mandej dhe realizimi shkon shumë shpejt”, tha këngëtarja

(Kosova Sot Online)