
Ja çfarë thotë për shqiptarët Maluma

Këngëtari i famshëm, Maluma mbajti një koncert madhështor mbrëmjen e 14 marsit në Tiranë.
Dy ditë pas koncertit ai ka falenderuar shqiptarët për pritjen e madhe që i bënë. Këngëtari ka postuar një video nga momenti i mbërritjes në Tiranë, ku shprehet se mund të rikthehet së shpejti pas mbresave të mrekullueshme që i ka lënë vendi ynë.
“Çfarë përvojë e mrekullueshme është të shkosh në vende për herë të parë dhe të kesh një mirëseardhje të tillë, faleminderit Tirana, shpresoj që të mund të rikthehem shumë shpejt”, shkruhet në mbishkrimin e videos.
(Kosova Sot Online)