Luana dhe Marina 'rikthehen'

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 18:58
Luana dhe Marina 'rikthehen'

Luana dhe Marina Vjollca i janë rikthyer edhe njëherë ekranit të Top Channel por jo si prezantuese.

Motrat e famshme do t’i shohim së bashku pas shumë viteve në një intervistë për të rrëfyer fillimet e tyre.

Në promon e radhës të ‘’Ëndërrtjerrësit’’ prezantueset e njohura shihen ulur pranë bashkëpunëtorëve që i kanë shoqëruar ndër vite, nga “Pa limit” deri te “Procesi sportiv”.

Në promo Luana dhe Marina kanë treguar me nostalgji si ishin fillimet e tyre dhe se nga çfarë janë privuar për shkak të punës.

“Episodi i 9-të i “Ëndërrtjerrësit”. Të ftuarit në këtë takim i lidh; sporti, loja dhe argëtimi! Motrat Vjollca, pas shumë vitesh, në një intervistë të dyja së bashku, krah bashkëpunëtorëve”- shkruhet në këtë postim.

(Kosova Sot Online)