Zbulohet shuma marramendëse që i është ofruar Luanes

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 15:44
Zbulohet shuma marramendëse që i është ofruar Luanes

Prej shumë muajsh Luana Vjollca po i mungon ekranit por jo vëmendjes së medias dhe publikut.

Prezantuesja dhe autorja e njohur e ‘’Shiko kush luan’’ nuk u rikthye në Top Channel me sezonin e ri, duke mërzitur fansat e shumtë kudo ku ka shqiptarë.

Pas konfirmimit se më nuk do të jetë pjesë e Top-it për Luanën nuk rreshtën ofertat nga televizionet më të mëdha shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Ditën e sotme kudo u përhap lajmi se ylli televiziv në sezonin e ri do të jetë nën logon e ABC, por një gjë e tillë nuk u konfirmua nga ajo.

Sipas burimeve të sigurta  mësohet se televizioni abc i ka ofruar prezantueses shqiptare 15 mijë euro pagë mujore.

Nga vet Luana nuk ka akoma ndonjë përgjigje konkrete nëse oferta është pranuar dhe zërat se do ta shohim nën logon e këtij televizioni janë të vërteta.

(Kosova Sot Online)