Mozzik i bënë komentin epik Tanyas, ajo shfaqet provokuese në imazhet e reja me dekolte të hapur

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 15:47
Mozzik i bënë komentin epik Tanyas, ajo shfaqet provokuese në imazhet e reja me dekolte të hapur

Tayna u shfaq provokuese në imazhet e reja me dekolte të hapur, Mozzik i bënë komentin epik.

Ndërkohë që fansat janë në pritje të bashkëpunimit ndërmjet Taynas, Mozzikut dhe Butrint Imerit, reperja ka joshur me pozat e shpërndara në rrjetet sociale.

E njohur për linjat e admiruara trupore, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka sjellë imazhe atraktive duke theksuar figurën e saj e veshur me rroba me ngjyrë rozë.

Artistja nga Prizreni, i cila ndiqet nga më shumë se 1.5 milion fansa në Instagram, ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në fotografitë e postuara, por edhe mijëra komente.

Nga emrat e shumtë të skenës që i kanë komentuar ka spikatur komenti i reperit Mozzik.

Në përshkrimin e Taynas: “Ai më thirr ‘bad gyal’” (që i referohet një femre tërheqëse që ka qëllime ‘jo të mira’), ylli nga Ferizaj ka shkruar: “Kush ai, ai, ai? Ceke me emër”.

Ndryshe, Tayna, Mozzik dhe Butrinti janë në përgatitje të projektit muzikor që pritet të titullohet “Pare”.

(Kosova Sot Online)