Dua Lipa paralajmëron këngën e re

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 08:54
Dua Lipa paralajmëron këngën e re

“Future Nostalgia”, nga Dua Lipa është shpallur “albumi më i mirë pop” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka nisur punën për këngën e re, teksa publikoi foto nga një studio muzikore.

Teksa ndau imazhet në ‘Instagram’, Dua bëri një përshkrim interesant që ka lënë fansat të dyshojnë se është pjesë e tekstit të projektit që po vjen.

Ajo u shfaq me një pamje natyrale, një këmishë të bardhë të gjatë dhe pranë kishte një çantë të zezë të përzier me ngjyrë të verdhë.

(Kosova Sot Online)