Dafina Zeqirit i thyhet dhëmbi

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 12:39
Dafina Zeqirit i thyhet dhëmbi

Mbrëmjen e djeshme Dafina Zeqirit i ka ndodhur një e papritur pasi menjëherë pas koncertit ka thyer dhëmbin. Këtë e ka bërë me dije vetë ajo duke postuar disa foto në Instastory duke treguar dhëmbin.

“Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”, ka shkruar krahas fotos.

Përveç dhëmbit, Dafina ka pasur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.

“Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa ulëses së veturës duke vendosur akull sipër gjurit.

Image

(Kosova Sot Online)