Rita Ora konfirmon koncertin në Tiranë, zbulon orën dhe vendin

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 14:02
Rita Ora konfirmon koncertin në Tiranë, zbulon orën dhe vendin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të shkojë sivjet në Tiranë. Ajo do të zhvillojë një koncert me datën 6 shtator në sheshin “Skënderbej” nga ora 20:00, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një foto të publikuar në Instagram. Ajo është shprehur e emocionuar dhe e nderuar që po kthehet sërish në Tiranë.

“Jam e emocionuar dhe e nderuar të njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur. Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka shkruar Rita.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë.

Të shumta kanë qenë aktivitet gjatë këtyre muajve, por duket se ato do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës, në 6 shtator.

(Kosova Sot Online)