Armina tregon se si e ëma e ka mësuar atë të punojë

  • A.P /
  • 13 October 2022 - 14:40
Armina tregon se si e ëma e ka mësuar atë të punojë

Armina Mevlani është një nga moderatoret që tërheq gjithmonë vëmendje me deklaratat e saj. Së fundmi, ajo ka folur për mamanë e saj, e cila sipas saj ka punuar tre punë në ditë, por edhe pse fëmijë i vetëm nuk e ka llastuar.

 

Sakaq, Armina ka theksuar se e ëma e ka mësuar atë të punojë që 14-vjeç.

“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”, u shpreh blogerja.

Image

(Kosova Sot Online)