Producenti i njohur me akuza ndaj Vedat Bajramit: Më preu në besë

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 22:10
Producenti i njohur me akuza ndaj Vedat Bajramit: Më preu në besë

Producenti i njohur, Emrush Thaçi i njohur me emrin “Emra Com” në redaksinë e Indeksonline ka denoncuar aktorin Vedat Bajrami.

Emra Com është themeluar ne vitin 1996, ne vitin 2004 ku pjesë e produksionit ne fjalë ishin edhe artistë të njohur si Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Mahmut Ferati, Nystret Muqiqi, aktori i ndjeri Adem Mikullovci, e ndjera Zyra, Qumili etj etj… të gjithë këta artist ishin ne majat me te larta te karrierës se tyre.

 

Emra tregoi që aktori Vedat Bajrami ka kërkuar ndihmë për financimin e projekteve dhe kishin renë dakord për bashkëpunim. “Vedat Bajrami u ofrua si një aktor i ri i cili e realizonte asokohe një kamerë te fshehtë ne KTV, kërkoj ndihmë ne financimin e projekteve nga produksioni jonë dhe ne ram dakord për bashkëpunim dhe filloj puna për se mbari, nga fillimi i bashkëpunimit prej vitit 2004 e deri ne vitin 2011 janë financuar nga produksioni ynë “EmraCom” dhe të gjitha paratë Vedati i ka pranuar para se ti fillonte projektet dhe te gjitha projektet posedojnë logon Emra Com me producent Emrush Thaqin”, tha ai.

Gjithashtu rrëfeu sesi aktori e kishte prerë në besë dyherë padrejtësisht. “Në 2008 nëse nuk gaboj kërkoj një ndihmë qe te jem garantues për vlerën prej 65.000 eu për ta blerë një banesë sepse aty ku jetonte ishte vend i vogël qe te jetonte ne bashkësi me vëllezër, unë kam qenë i gatshëm dhe i kam kryer shërbim, ne 2011 u ndërpre bashkëpunimi pa paralajmërim dhe pa ndonjë arsye.

Në 2012 Vedati shkon ne prokurori ne mënyrë miqësore me një prokurore (emër i njohur për redaksinë) e cila sot është e suspenduar për korrupsion dhe dy policët (emra të njohur për redaksinë) qe tani janë te dënuar me burg për ryshfet, me bëjnë një akuzë te padrejtë, dhe nga 2012 deri sot në 2022 nuk është marr asnjë vendim nga gjykata.

Më 13.05.2016 Vedat Bajrami deklaroi ne prokurori se tërheq çdo padi ndaj Emrush Thaqit dhe ne seancën e radhës qe është mbajt prap ne gjykatë Vedati prapë me akuzon për te njëjtën vepër. Kështu qe 2 her Vedati me preu ne besë padrejtësisht”, përfundoi ai. Emra Com së shpejti do t’i shpalos edhe dëshmitë të tjera, për të cilat media do t’ju mbajë të informuar.

Image
Image
Image

 

Image

(Kosova Sot Online)